Jo vetëm aktorë, por edhe tekstshkrues këngësh. Vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj kanë habitur publikun me talentin e tyre në shkrimin e teksteve muzikore.

Ishte Donaldi ai i cili e nisi fillimisht këtë histori, me këngën “Toxic Love”, të kënduar nga Elgit Doda e për të cilën vetë aktori ka pranuar që ka qenë një këngë dedikuar moderators Bora Zemani, me të cilën ai ka pasur një lidhje disa vjeçare.

Më pas, ai ka bashkëpunuar me Elgitin edhe në disa këngë të tjera.

Sakaq, duket se Donaldi i ka lënë radhën vëllait të tij binjak, Romeos. Para pak orësh, Elgit Doda ka publikuar një këngë të re, me titull “Nuk muj”, teksa bie në sy që për tekstin është kujdesur edhe Romeo Veshaj.

Një këngë që flet gjithashtu për një ndarje dhe duket ndoshta si një dedikim i Romeos, por aktori nuk ka konfirmuar ende asgjë.

“Pa ty jo nuk muj më, asnjë minutë, asnjë sekond. Jam duke fol me veten se ti nuk ndërmend me më shkrujt ndonjëherë” – është një pjesë nga teksti i këngës së re të Elgit Dodës.