Tre gola të tjerë dhe një tjetër top i marrë në shtëpi. Tregolëshi i dytë radhazi për Erling Haaland, sulmues i Manchester City-t.

Norvegjezi është argëtuar në fitoren 6-0 të marrë ngë skuadra e tij kundër Nottingham Forest në javën e fundit të kampionatit. Për sulmuesin ka qenë rekordi i radhës për sa u takon golave të shënuar.

Në fakt, siç ka theksuar ESPN, pas vetëm 5 ndeshjesh të luajtura në kategorinë kryesore të futbollit anglez, Haaland ka kapur për tregolëshat e shënuar kampionë si Hazard, tani te Real Madrid, Sadio Mane, i transferuar këtë verë te Bayern, dhe Son i Tottenham.

Shifra, këto të Haaland, që nuk kanë kaluar pa u vënë re nga trajneri Pep Guardiola, i cili ka thënë në përfundim të ndeshjes:

“Atë që Haaland ka bërë në Norvegji, Austri, Gjermani, ka filluar ta bëjë edhe këtu. Ka talent, e dinim dhe sot (dje) kemi parë cilësitë e tij dhe ato të Julian Alvarez.

“Kemi dy sulmues të jashtëzakonshëm me një talent të pabesueshëm për të shënuar gola. Mendoj se Haaland ka dëshirë të fitojë tituj.

“Nëse rekordet dhe objektivat ndihmojnë në këtë, atëherë mirë. Sa më mirë të luajë City, aq më shumë mundësi ka ai të shënojë”.