Orët e gjata të punës mund të shkaktojnë jo vetëm lodhje, stres dhe emocione negative, por mund të krijojnë edhe një zakon të keq që është i aftë të dëmtojë edhe trupin tuaj. Sipas studimeve të publikuara në “Safety and Health at Work”, varësia nga puna rrit edhe konsumin e alkoolit.

Ekipi shkencor shqyrtoi të dhënat nga 14 studime që përfshinin afërsisht 105 mijë të anketuar, dhe arriti në konkluzionin se krahasuar me punën 35-40 orë në javë:

Së pari, 41-48 orë u shoqëruan me 10.4 g më shumë alkool të pastër në javë, që është pothuajse e barabartë me një birrë 250 ml ose një litër verë. Së dyti, 49-54 orë u shoqëruan me 17.7 g më shumë alkool në javë, ekuivalente me një litër birrë të lehtë ose një gotë të madhe verë.

Profesori Lode Godderis, u shpreh se alkooli ul stresin. “Ne e dimë se alkooli ul stresin. Një pije ju ndihmon të relaksoheni dhe, pas një jave të gjatë dhe të lodhshme, ndiheni sikur duhet t’i bëni vetes një dhuratë…”