Programi i dashur i humorit, ‘Portokalli’ do të nisë zyrtarisht më 2 tetor. Data është zbuluar nga moderatorja Fjoralba Ponari, e cila ka konfirmuar kështu edhe veten si prezantuese e këtij programi.

Në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, një prej tyre e ka pyetur se ku do ta shohim tjetër veç “Portokalli-së”.

Në përgjigjen e saj, Fjoralba tregon se nuk do të jetë vetëm pjesë e programit të humorit këtë sezon, por do ta shohim edhe si mikeshë në emisionin ‘Futboll Arena’ që do të nisë në muajin nëntor.

Me siguri, ky emision do të drejtohet nga Edi Manushi, në kuadër të ndeshjeve të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Si fillim, Portokalli rinis më 2 tetor, ndërsa në nëntor do të shihemi edhe më shpesh sëbashku, kësaj radhe si mikeshë shtëpie në ‘FutbollArena’ – shkruan Fjoralba në Instagram.