Moderatorja e njohur shqiptare, Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata janë bërë prindër për herë të parë.

Dojna ka sjellë në jetë një djalë të premten dhe lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë moderatorja përmes rrjeteve sociale.

Ajo ndau një video mjaft të ëmbël, ku shihet teksa mban të voglin në duar, ndërsa i uronte mirëseardhjen të birit.

Ajo zbuloi edhe emrin e të birit për të gjithë ndjekësit e saj, me çiftin Sata – Mema që vendosën ta quanin djalin Nolan.

Mirëpo sot, ka qenë vetë moderatorja ajo që ka bërë të ditur se i vogli do të ketë dy emra, jo thjesht Nolan, por Nolan Sol Sata.

Dy emra vërtetë të veçantë, teksa vetë çifti kanë dashur që i biri të mbante një emër special. Por tashmë ka dy emra. Ende nuk dihet se si do t’i flasin, me të dy emrat apo me njërin prej tyre, por një gjë është e sigurt, që të dy janë emra të bukur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)