Thuajse të gjithë kemi letër alumini në shtëpi, që e përdorim për të mbështjellë gatime të ndryshme. Por a e keni menduar ndonjëherë se letrën e aluminit mund t’ju ndihmojë të përmirësoni disa probleme shëndetësore? Po, po. Letra e alumit nuk shërben vetëm për gatim. Por si ndikon ajo në trupin tuaj?

Si fillim, nëse doni që të çlodheni, pas një dite jo të lehtë punë, letra e aluminit mund t’ju ndihmojë. Vendosni disa letra alumini në frigorifer për disa orë dhe pasi ato të jenë ftohur, vendosini në fytyrë dhe lërini aty derisa të ndjeni që muskujt tuaj janë relaksuar. Me heqjen e letrave të aluminit në fytyrën tuaj, do të ndiheni më të çlodhur.

Gjithashtu, letra e aluminit mund t’ju lehtësojë dhimbjet e kyçeve. Ajo që duhet të bëni është të mbështillni letrën rreth zonës që ju dhemb më shumë në trupin tuaj, por duke e kombinuar me një fasho mjekësore, në mënyrë që mos të shkëputen fletët e aluminit. Bëjeni këtë për 10 deri në 12 ditë dhe më pas bëni një pushim. Do të ndjeni më pak dhimbje, por nëse dhimbja vazhdon, atëherë ripërsëriteni derisa të qetësoheni plotësisht.

Nëse jeni djegur diku në trup, mos u shqetësoni. Letra e aluminit mund t’ju ndihmojë. Sipas asaj që këshillon edhe Universiteti i Wisconsin, mjekët e traumës duhet të nisin të përdorin letrën e aluminit për djegiet e reja. Kështu, nëse sapo jeni djegur, lajeni zonën me ujë të ftohtë dhe thajeni me një leckë të butë. Vendosni pak vaj te pjesa e djegur dhe mbi të shtroni një garzë sterile. Garzën mbështilleni me letër alumini dhe sipër vendosni një fasho. Do të vini re menjëherë që do të jeni më të qetë.

Nëse i keni bezdi antibiotikët dhe keni frikë nga gripet sezonale, përkujdesuni për veten paraprakisht. Për një javë rresht, vendosni 5-7 fleta alumini në këmbët tuaja dhe mbajini për një orë. Më pas hiqini dhe pushoni për 2 orë dhe përsëriteni të njëjtin proces. Pushoni sërish dhe bëni të njëjtën gjë. Për 7 ditë rresht, nga 3 herë në ditë dhe do të shikoni se do të ndiheni më mirë.