Noti është një nga aktivitetet më të mira që ndihmon njerëzit të mbajnë trupin në formë. Kryesisht tani gjatë stinës së verës, noti bëhet edhe një nga aktivitetet më të preferuara dhe që praktikohet më shumë për shkak të plazhit.
Por a e dini se noti në ujin e detit është ndryshe nga noti që mund të bëni në pishina? Kjo për shkak se uji i detit përmban shumë minerale dhe ka përfitime të shumta për trupin e njeriut.
Kështu, duke nisur nga përfitimet për lëkurën. Duke qenë se uji i detit është i pasur në vitamina e minerale të shumta, njerëzit që kanë probleme dhe që vuajnë nga ekzema apo psoriasis janë ata që mund të përfitojnë më shumë.
Zhytja në ujin e detit ndihmon në rregullimin e proceseve antioksiduese, duke ndikuar kështu në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.
Gjithashtu, duke qenë se uji i detit është i kripur, kjo ndihmon të gjithë njerëzit që kanë probleme me sinuset e duke zgjidhur kështu problemet e frymëmarrjes.
Gjithashtu, noti në det ndihmon edhe në rënien nga pesha. Duke qenë se në trup ka dy lloje dhjami, ai kaf dhe ai i bardhë, që është më i vështiri për t’u hequr, studimet kanë treguar se dhjami kaf mund të aktivizohet nga uji i ftohtë. Duke qenë se detyra e dhjamit kaf është të rrisë temperaturën e trupit, ajo ndihmon në përshpejtimin e djegies së kalorive dhe në humbjen e peshës.