Presidenti i Amerikës, Joe Biden, ka bërë sot premtimnin e madh: “Të gjithë amerikanët që janë në moshë madhore dhe të deklaruar të aftë për të marrë vaksinën anti-Covid do të kenë mundësi ta kryejnë atë deri më 4 korrik, ditën e pavarësisë. Deri më 4 korrik, e gjithë Amerika do t’i jetë rikthyer normalitetit”.

Në fjalimin e tij të parë si president gjatë pandemisë, Biden premtoi se do të kërkojë heqjen e kufizimeve të moshës. “Do të urdhëroj të gjitha shtetet, territoret dhe tributë që t’i lejojnë të gjithë amerikanët për të kryer vaksinën nga data 1 maj, duke hequr kufizimet e moshës”.

Biden tha më tej se deri në fund të majit të gjithë amerikanët do të kenë mundësi të vaksinohen, duke e mbajtur më herët premtimin që pat dhënë para zgjedhjeve. Aoi tha se do të dyfishohen qendrat e vaksinimit, nga 600 aktualisht në gjithë amerikën në 1300, duke rritur numrin e të vaksinuarve.