Presidenti i Amerikës, Joe Biden, ka folur sot për herë të parë që pas emërimit në Shtëpinë e Bardhë për proçesin ndaj ish-presidentit Donald Trump. “Është një proçes hetimi që duhet çuar deri në fund, pavarësisht se nuk është më president”, tha Biden.

Trump është akuzuar për trazirat që u shkaktuan në fillim të janarit, ku mijëra persona, mbështetësit e tij, “pushtuan” dhe hynë në mjediset e Capitol Hall në Washington (pati edhe 5 viktima).

Në ato momente, në Senat, po kryhej procesi i miratimit të Biden si president i Amerikës. Për CNN, Biden tha: “Ky proçes ka nisur dhe do të shkojë deri në fund. Do të ishte më keq nëse nuk do të kishte nisur fare”.

Pak ditë më parë, Joe Biden bëri betimin e tij si presidenti i ri i Amerikës, por Trump nuk mori pjesë në ceremoni, duke shkuar në vilën e tij në Florida. Ky proçes, nëse shpall Trump fajtor, mund ta ndalojë të kandidojë sërish për postin e presidentit të Amerikës.