Presidenti i SHBA, Joe Biden, mund të ketë ndihmuar në mënyrë të pavetëdijshme në financimin e aferave të supozuara të djalit të tij Hunter, i cili tani është përfshirë në një rrjet pro*titutash ruse.

Sipas “Radar Online”, informacionet e marra nga laptopi i Hunter Biden tregojnë se e ka ndihmuar financiarisht djalin e tij nga viti 2018 deri më 2019, duke i paguar deri në 100.000 dollarë, shumë të cilën e ka shpenzuar pjesërisht me pro*titutat ruse.

Rreth asaj kohe, Hunter do të kishte shpenzuar më shumë se 30.000 dollarë për punonjëset e se*sit. Kjo shumë vërtetohej nga faturat e transfertave që ai kryente përmes laptopit.

Ishte konkretisht një “agjensi ekskluzive modelimi”, një lloj mënyre maskimi për të folur me një bordello luksoze të quajtur “UberGFE”. Më shumë se 30 GB të dhëna që e komprometojnë Hunter Biden janë marrë së fundi.

Këto të dhëna iu përkasin mbi të gjitha tri viteve të fundit të dekadës së fundit, kohë në të cilën djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara jetonte në Ukrainë dhe drejtonte një kompani gazi.