Aktori i njohur botëror Johnny Depp ka bërë një ndryshim rrënjësor në pamje. Ose më saktë, ai thjesht ka hequr mjekrën, por ndryshimi duket vërtetë drastik.

Ai duket si një person tjetër, teksa ka përshëndetur fansat e tij jashtë teatrit Capitol në New York.

Në fotot e publikuara nga mediat e huaja, ai shfaqet pa mjekrën e tij karakteristike, teksa në sy mban një palë syze ngjyrë blu reflektuese dhe një kapele mbi kokë.

Johnny Depp ka dhënë disa autografe për fansat e tij dhe ka bërë foto me ta, të cilët janë habitur nga look-u i tij i ri.