Gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard tani bëhet film. Beteja në gjykatë mes ish-bashkëshortëve ka tërhequr mbarë botën, që nga fillimi e deri në vendimin që e dënoi aktoren me dëmshpërblim prej rreth dhjetë milionë dollarësh ndaj Depp për shpifje.

“Hot Take: The Depp / Heard Trail”, ky është titulli i filmit, do të debutojë më 30 shtator në shërbimin e transmetimit të Fox, Tubi.

Filmi u drejtua nga Sara Lohman dhe u shkrua nga Guy Nicolucci. Aktorët e zgjedhur janë Mark Hapka, i cili luante Johnny Depp dhe Megan Davis, në rolin e Amber Heard.

Melissa Marty u zgjodh për rolin e ish-avokates së Piratit të Karaibeve, Camille Vasquez, ndërsa Mary Carrig luajti rolin e avokates së Heard, Elaine Bredehoft.

“Prodhimi i filmit u përshpejtua nga Tubi dhe MarVista, – tha shefi i përmbajtjes së Tubi, Adam Lewinson, – për të kapur një version në kohë të një historie që është bërë pjesë e kulturës popullore, duke pikturuar në një foto të vetme atë të cilën e panë miliona njerëz mes titujve të gazetave kryesorë të verës”.

Gjyqi përfundoi më 1 qershor, kur konteja Fairfax, Virxhinia, e shpalli Heardin fajtore për krimin e shpifjes, siç thuhet në një editorial që ajo shkroi në 2018-ën mbi dhunën dhe abuzimin në familje.