Një burrë nga Arabia Saudite ka shprehur dëshirë të martohet me Amber Heard, pasi aktorja humbi procesin gjyqësor ndaj ish-bashkëshortit Johnny Depp. Përmes një mesazhi zanor të dërguar në profilin e saj zyrtar në Instagram, ai i premton aktores se do t’ia mbushë jetën me gëzim dhe lumturi.

“Amber, meqenëse të gjitha dyert të janë mbyllur, nuk ke njeri tjetër përveç meje që të kujdeset për ty. Vura re që disa njerëz të urrejnë dhe të ngacmojnë, ndaj vendosa të martohem me ty. Zoti na bekoftë. Ti je begati, por njerëzit nuk e vlerësojnë. Unë jam më i mirë se ai plaku”, është shprehur sauditi.

Pas publikimit, mesazhi zanor u bë viral në rrjetet sociale duke mbledhur rreth 100.000 dëgjime për vetëm disa orë. Kujtojmë që pak ditë më parë, Depp fitoi gjyqin për shpifje kundër Amber dhe pritet të marrë një dëmshpërblim në shumën prej 15 milionë dollarësh.

Amber Heard ka reaguar për herë të parë pas vendimit të gjykatës, ku Johnny Depp triumfoi në Gjykatë kundër saj. 36-vjeçarja e përshkroi vendimin si një hap mbrapa për gratë në epokën pas #MeToo. Ajo u shpreh tepër e zhgënjyer që provat nuk ishin të mjaftueshme.

“Zhgënjimi që ndjej sot është përtej asaj që mund të përshkruaj me fjalë. Ndihem zemërthyer që mali i provave nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim. Unë jam edhe më e zhgënjyer për atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera”, u shpreh ajo.