Johnny Depp duket se ka gjetur përsëri dashurinë. Aktori, protagonist i sagës së famshme të kinemasë Piratët e Karaibeve duket se ka nisur një lidhje romantike me avokaten e tij Joelle Rich.

Një takim që, për ironi të fatit, ka ndodhur në gjyqin që ylli i Hollivudit ka ngritur kundër ish-gruas së tij Amber Heard.

Thashethemet në lidhje me jetën sentimentale të aktorit qarkullojnë prej muajsh, por në orët e fundit persona afër aktorit duket se e kanë konfirmuar lajmin për ‘U Weekly’ dhe ‘Tmz’.

Në fillim është folur për një flirt mes Depp dhe avokates tjetër të tij, Camille Velasquez, por këto zëra janë përgënjeshtruar menjëherë nga Velasquez.

59-vjeçari duket se ka zgjedhur avokaten e tij angleze, që ka një martesë të dështuar pas krahëve dhe dy fëmijë. E njohur për pjesën më të madhe edhe për shkak se ka mbrojtur Meghan Markle kundër disa emdiave britanike.

Joelle Riçh dhe Johnny Depp janë njohur në 2020-ën pikërisht falë Heard. Avokatja e ka mbrojtur aktorin në gjyqin për shpifje të zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar kundër The Sun.