Johnny Depp ka thyer heshtjen pas fitores në gjyq ndaj ish-bashkëshortes Amber Heard, por me këngë, jo me deklaratë. “Unë mendoj se keni thënë mjaft për një natë nënë,” këndon ai në këngën që bëri me kitaristin legjendar britanik Jeff Beck, i cila do të dalë të premten.

Depp ka shkruar dy këngë në album, të titulluar “18”, me Beck-un, ish-kitaristin e Yardbirds.Meloditë duket se zbulojnë ndjesitë e Depp-it, gjatë kohës që ekspozoi jetën e trazuar bashkëshortore të çiftit para gjithë botës. “Po të kisha një monedhë, nuk do të të arrinte në dorë”, thotë ai në një varg të këngës.

Kujtojmë se Depp iu baahkua Beck-ut në turneun e Mbretërisë së Bashkuar.Mund ta njihni Depp-in si aktor por ai ka histori të gjatë në muzikë.

Ditët e fundit, Johnny Depp ka njoftuar se do të shkojë në turne verën e vitit 2023 me grupin e tij rock “Hollywood Vampires”, i cili përbëhet nga Depp, Joe Perry, Alice Cooper dhe Tommy Henriksen.