Pas fitores të marrë në gjyqin për shpifje kundër Amber Heard, Johnny Depp është zhytur në muzikë, duke dalë turne me Jeff Beck, por jo vetëm.

Aktori ka hapur një profil në TikTok, duke marrë 4 milionë ndjekës pa bërë asgjë. Më pas ka ardhur edhe videoja e parë. Që nuk ka qenë një kërcim.

Videoja ka qenë një dedikim dhe një falënderim ndaj fansave që e kanë mbështetur gjatë gjyqit kundër ish-gruas. Imazhet janë shoqëruar nga një mesazh nga ana e yllit:

“Të gjithë mbështetësve të mi më të dashur, më besnikë dhe më të pakontrollueshëm kemi qenë bashkë kudo, kemi parë çdo gjë.

@johnnydepp

To all of my most treasured, loyal and unwavering supporters. We’ve been everywhere together, we have seen everything together. We have walked the same road together. We did the right thing together, all because you cared. And now, we will all move forward together. You are, as always, my employers and once again I am whittled down to no way to say thank you, other than just by saying thank you. So, thank you. My love & respect, JD

♬ Stranger – Love Joys

“Kemi përshkuar të njëjtën rrugë. Kemi bërë bashkë gjërat që duheshin bërë, sepse ju më keni patur gjithmonë në zemër”, ka thënë Depp.

“Dhe tani të shkojmë përpara bashkë. Ju Jeni, si gjithmonë, punëdhënësit e mi, dhe edhe një herë nuk di si t’ju falënderoj, kështu që ju them thjesht: faleminderit. Me gjithë dashurinë dhe respektin tim”, ka përfunduar mesazhi.

Një video që ka marrë pothuajse 19 milionë klikime dhe që ka çuar numrin e ndjekësve të Johnny në 9.1 milionë ndjekës.

Dhe ka shumë mundësi që të jetë një falënderim për fansat e tij ky zbarkim i aktorit në rrjetin social, duke parë se populli i TikTok ka dalë hapur në krahun e tij, duke parë shifrat.

Nëse #JohnnyDepp ka marrë 33 miliardë shikime, #JusticeforJohnnyDepp ka arritur në 20 miliardë (ndërsa paralelisht #JusticeforAmberHeard është ndalur 85,9 milionë).