Lajm i madh për Joker 2, titulli zyrtar i të cilit do të jetë Joker Folie a deux. Sipas Hollywood Reporter, vazhdimi i filmit të suksesshëm me Joaquin Phoenix do të jetë një muzikal.

Për këtë arsye produksioni duket se është në bisedime me një yll të madh: Lady Gaga. Duket se artistja italo-amerikane është gati të mbyllë një marrëveshje që do ta shohë të interpretojë një personazh të quajtur ‘Quinn’, detajet e të cilit janë ende të mbuluara me mister.

Lady Gaga në vazhdimin e Joker? – Natyrisht, Harley Quinn e Lady Gaga-s do të jetë një personazh ndryshe nga ai i sjellë në ekranin e madh nga Margot Robbie, duke pasur parasysh që Joker është vendosur në një realitet krejtësisht të ndryshëm nga Multiversi DC.

Për më tepër, sipas revistës, Joaquin Phoenix ende nuk ka nënshkruar kontratën për t’u rikthyer si Arthur Fleck, por firma e tij në kontratë jepet si e sigurt.

Joker ka qenë një nga filmat më të suksesshëm të 2019-ës dhe të historisë së Hollywood-it, duke arkëtuar mbi 1 miliard dollarë në total.