Protagonist i filmave si “Ujku i Wall Street” dhe “Mos shiko lart”, Jonah Hill është një nga aktorët më të njohur të kinemasë amerikane, i famshëm për rolet e tij.

Gjatë një interviste për EW, aktori deklaroi se nuk do të promovojë më filmat e tij, për shkak të sulmeve të ankthit nga të cilat vuan prej të paktën njëzet vitesh. Një zgjedhje domethënëse që 38-vjeçari ka vendosur ta përqafojë për të ruajtur shëndetin e tij psikofizik.

Një vendim, ai i Hill, i cili vjen në një kohë kur xhirimet e Stutz-it sapo kanë përfunduar, një dokumentar i fokusuar në mënyrat se si trajtohen terapitë e atyre me probleme të shëndetit mendor, ku ai flet hapur me terapistin e tij për vështirësitë e tij dhe si ta trajtojmë atë.

Për këtë arsye, aktori ka vendosur të ngadalësojë me ritmin e promovimit të projekteve të tij, të ndalet tek krizat e tij të ankthit dhe duke shpjeguar për EW:

“Kam kaluar gati njëzet vjet duke përjetuar sulme paniku që përkeqësohen me paraqitjet në media dhe evente me publik prandaj nuk do të më shihni më duke promovuar filmat e mi.

“E marr këtë vendim të rëndësishëm për të mbrojtur veten nëse sëmurem më shumë duke bërë promovime nuk do të sillesha mirë ndaj vetes apo atyre që kanë punuar për filmin.

“Shpresoj ta bëj më normale që njerëzit të flasin dhe të veprojnë për këto gjëra. Në mënyrë që ata të mund të bëjnë hapa përpara për t’u ndjerë më mirë dhe që të kuptojnë më qartë problemet e tyre”.

Së shpejti Hill, do të jetë protagonist i projekteve të reja, pikërisht dokumentari që do të publikohet vjeshtën e ardhshme, ndërsa në fund të këtij viti në Netflix do të mbërrijë You People, të cilin Jonah Hill e ka shkruar dhe drejtuar së bashku me Kenya Barris dhe në të cilin ata shfaqen aktorë si Eddie Murphy, Julia Louis-Dreyfus dhe David Duchovny.