Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka ngritur dyshimet se mund të jetë pjesë e “Big Brother VIP”. Jonida ka publikuar një video që tregon një telefonatë të kryer nga produksioni.

Në video shihet logoja e formatit dhe emri i telefonuesit “Big Brother”. Pasi telefoni hapet dëgjohet një zë që thotë: “A je gati?”

Kjo ka ngritur dyshime se mos ndoshta Jonida do jetë pjesë e reality-show, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një formë përkrehjeje për emisionin që realizohet për herë të parë në Kosovë.

Vlen të theksohet se vitet e fundit jeta e saj ka qenë e ndarë mes Prishtinës dhe Tiranës pasi u martua me producentin nga Kosova, Besnik Krapi.