Disa ditë më parë, u konfirmua lajmi se moderatorja dhe aktorja Jonida Vokshi, do të prezantojë “Big Brother VIP” në Kosovë, përkrah Alaudin Hamitit.

Sezoni i parë i spektaklit në Kosovë, pritet të nisë këtë vjeshtë dhe çmimi i madh, do të jetë plot 200 mijë euro. Ndërkohë,  edhe vetë Jonida nuk ka ngurruar që ta postojë lajmin në profilin e saj personal në Instagram.

Megjithatë, mes shumë komenteve, ai që ka tërhequr më shumë vëmendje është i moderatores Arbana Osmanit. “Suksese, zemër”, ka shkruar kjo e fundit shoqëruar me disa emoji.

Kujtojmë që më herët moderatori Aludin Hamiti ka zbuluar se Arbana është befasuar kur ka mësuar se “Big Brother VIP” do të fillojë edhe në Kosovë…