Edhe pse kemi disa kohë që nuk e shohim në televizion, Jonida Vokshi vijon të mbetet një nga emrat më të dashur në media.
Prej disa vitesh ajo ka zyrtarizuar marrëdhënien me aktorin Besnik Krapi, me të cilin ka edhe një vajzë të vogël.
Jonida është tepër aktive në rrjetet e saj sociale, ku herë pas here ndan edhe momente nga jeta e saj e përditshme dhe familjare me partnerin e të bijën.
Së fundmi, ajo ka vendosur të publikojë disa foto nga galeria e saj, duke i plotësuar dëshirën ndjekësve, që duan të shohin Jonidën në vite të ndryshme.
Një prej tyre i ka kërkuar të postojë foton e parë me Besnikun dhe ajo ka publikuar pikërisht herën e parë që ai e ftoi për darkë.
“Herën e parë që më ftoi për darkë”- shkruan Jonida krahas fotos, ku çifti duket shumë bukur.