Jonida Vokshi njoftoi se do të ishet bashkëprezantuse e “Big Brother Kosova”, një surprizë e bukur sigurisht, për të cilën moderatorja ka rrëfyer më shumë në një intervistë në “Ditë pas Dite” në RTSH.

Kështu, Vokshi ka treguar se si e ka marrë ftesën për të qenë pjesë e projektit që realizohet në fakt për herë të parë në Kosovë:

“Më erdhi fillimisht një mesazh nga Liberta dhe më pas më kontaktuan drejtuesit e Klan Kosova. Në fillim mendova se do të më kërkonin si banore dhe mendova çfarë do t’i thoja, por jo ftesa ishte për prezantuese.”

Ne i ndajmë idetë së bashku, do të jenë fillimisht 14 konkurrentë që do të marrin pjesë dhe do të shtohen me kalimin e javëve. Shtëpia është ndërtuar nga fillimi dhe kemi mbyllur në 70% kastin që do të startojë programin”.

Me Alaudinin kam drejtuar më parë edhe çmimet Oscars dhe kemi kimi bashkë, ndërsa kur mësova që opinionist do të ishte Olti Curri u lumturova pa masë, sepse unë mendoj që është i vetmi që e bën këtë program.”

Elvana do të hyjë patjetër, tre muaj përpara se ne të nisim dhe kur të nisim ne ajo do të dalë nga shtëpia”, u shpreh Jonida mes te tjerash.