Jonida Vokshi ‘ka marrë’ një telefonatë të papritur mbrëmjen e kaluar nga stafi i Big Brother VIP Kosova që ka sjellë diskutime të mëdha në rrjete sociale se ajo mund të jetë pjesë e edicionit të parë të këtij reality show në Kosovë.

Në videon e publikuar nga vetë Jonida në rrjete sociale, shihet telefonata që i vjen moderatores nga produksioni, me emrin e “Big Brother” e teksa telefoni hapet, dëgjohet zëri i një burri që thotë vetëm tre fjalë : ‘A JE GATI?’.

Moderatorja nuk ka dhënë asnjë detaj më tepër se cili do të jetë roli i saj në këtë reality show.

Megjithatë janë ngritur dyshimet se ajo mund të jetë opinioniste në këtë edicion të parë, moderatore krah Alaudin Hamitit apo ndoshta do të jetë banore e shtëpisë së Big Brother në Kosovë.

Detaji i veçantë që vihet re në gjithë këtë çështje është se faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova, ndër katër profilet që ndjek në Instagram është edhe profili i Jonida Vokshit.

Na mbetet edhe pak ditë derisa të zbulojmë rolin e saj në këtë format që pritet të nisë këtë muaj në Kosovë e që do të transmetohet në Klan Kosova.