Boksieri britanik Anthony Joshua është shprehur i gatshëm të përballet në stadiumin “Wembley” të Londrës ndaj patriotit të tij Tyson Fury. Gjithsesi, zhvillimi i kësaj sfide në këtë stadium legjendar, që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë, do të zhvillohet në rast se pandemia Covid-19 vihet nën kontroll në Britaninë e Madhe.

Do ta mirëprisja një duel të tillë për ne dhe të gjithë britanikët në një stadium të tillë. Do të ishte një mundësi e artë për të gjithë që kjo sfidë të zhvillohet në “Wembley” edhe pse për momentin situata është e ndërlikuar për të gjithë për shkak të pandemisë”, tha Joshua, ndërkohë që në Britaninë e Madhe janë pezulluar të gjitha duelet e boksit gjatë muajit janar.