Zinedine Zidane nuk e do në skuadër sulmuesin Luka Jovic. Tekniku francez i ka thënë angjentit të lojtarit që t’i gjejë një ekip tjetër, pasi nuk e ka në plane dhe nuk do të luajë.

Jovic nga krahu tjetër dëshiron një skuadër ku të luajë. Ai i ka kërkuar agjentit Fali Ramadani që t’i gjejë një skuadër të re ku mund të luajë. Jovicit i ka dalë së fundmi një mundësi interesante.

Jovic mund të rikthehet në formë huazimi tek ish-ekipi i tij i Eintracht Frankfurtit. Ai pritet të huazohet sërish në Bundesligë aty ku pati shkëlqimin e tij.