Cindy Marina ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ka zbuluar më tepër rreth marrëdhënies së saj me djalin e Jozefina Topallit, Genarin.  Moderatorja ka treguar se lidhja e tyre po shkon shumë mirë dhe se Genari është një person shumë mbështetës.

Pjesë nga biseda

Rudina Magjistari: Po me zonjën Jozefina Topalli je takuar?

Cindy Marina: Patjetër që po. Në fakt e kam takuar shumë më parë se të takoja Genarin. Jemi njohur  familjarisht më parë, kështu që kur unë u lidha me Genarin nuk kisha ndonjë siklet ta takoja. Ajo është njeri i mrekullueshëm. Vërtet jam me fat që e njoh.

Rudina Magjistari: Unë uroj që gjërat të shkojnë mirë dhe bukur dhe ju të merrni vendime të rëndësishme me njëri-tjetrin. Por do ishte një vjehrrë e shkëlqyer. Një vjehrrë shumë e bukur, e zonja.

Cindy Marina: Ju e dini.

Rudina Magjistari: Do ishe me shumë fat apo jo po ta mendosh në këtë drejtim. Do ishte ndoshta edhe një mikeshë për ty? Si e mendon?

Cindy Marina: Unë akoma jam shumë e re. Nuk kam menduar për këto lloj gjërash, por siç thashë, ajo është e mrekullueshme, nuk mendoj se mund të ndryshojë njeriu. Ajo gjithmonë ka qëndruar njëlloj, siç është, e qeshur dhe shumë e dashur.