Balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqiri është kthyer në një personazh shumë të rëndësishëm në shoëbiz-in shqiptar.
Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, ku ai u shpall edhe fitues i edicionit të parë, Shaqiri është bërë shumë aktiv në rrjete sociale, ku ditë pas dite ndan me ndjekësit e fansat e tij foto e video të ndryshme.
Por duket se së fundmi, Ilir Shaqiri është prekur shumë nga komentet krahasuese që bëhen në mediat sociale, thjesht për të tërhequr vëmendje.
Për këtë arsye, përmes një postimi në Instagram, ai ka reaguar i revoltuar duke shkruar se edhe pse nuk e ka zakon t’i përgjigjjet çdokujt, kur bëhet fjalë për të bijën, ai ka diçka për të thënë.
Shaqiri shprehet se këta tipa janë vetë turpi dhe janë një mbeturinë e shoqërisë që po rriten.
“Nuk e kam zakon t’i përgjigjem çdo halabaku që ka një mendim, por kur bëhet fjalë për gjenin më të shtrenjtë që kam në jetë, vajza më duhet të them dy fjalë.
Ju që doni të tërhiqni vëmendje me krahasime bastarde, jeni më keq se ata që përdhunojnë dhe vrasin. Mbeturinë e shoqërisë fatkeqe që po rritet. Mjerimin dhe vulgaritetin e keni në shpirt, ju jeni vetë turpi” – shkruan Iliri Shaqiri në reagimin e tij, teksa duket tejet i revoltuar nga fjalët.