Gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, Julia Roberts ka promovuar filmin e saj të ri, “Ticket To Paradise” (Biletë për në Parajsë), për të cilin ka thënë duke qeshur “ka shumë mundësi të jetë i tmerrshëm”.

Në moshën 54 vjeç, aktorja e njohur do të ribashkohet me George Clooney në një komedi romantike që premton të jetë argëtues.

“Ai luan rolin e ish-bashkëshortit tim. Mendoj se është shumë për të qeshur. Ka shumë mudnësi që filmi të jetë i tmerrshëm sepse ka shumë potencial për të qenë i madh, do të vetëshkatërrohet”, ka thënë Roberts.

“Mendoj se ky duhet të jetë slogani për filmin: ‘Ka mundësi të jetë i tmerrshëm’. Jam shumë e lumtur që publicisti im është në një avion tani”, ka thënë ajo për Variety.

Në “Ticket To Paradise, Roberts dhe Clooney luajnë rolin e dy prindërve të shqetësuar që ndërmarrin një mision për të ndaluar vajzën e tyre që të bëjë të njëjtat gabime që ata kanë bërë vite më përpara.

Dy aktorët kanë luajtur më parë në filmat “Confessions of a Dangerous Mind”, “Ocean’s Twelve”, “Ocean’s Eleven” dhe “Money Monster”.

Duhet theksuar se ky do të jetë filmi i parë i Roberts që nga ai i 2018-ës “Ben Is Back” dhe roli i saj i parë në një komedi romantike në më shumë se 20 vite, pas “America’s Sweethearts”, një film i 2001-shit që fitoi 138 milionë dollarë nga shitja e biletave.

Megjithatë, filmi më fitimprurës i Julia Roberts ka qenë Ocean’s Eleven, që arriti të arkëtonte 450 milionë dollarë në vitin 2001. “Ticket to Paradise” do të dalë në kinema më 21 tetor.