Julia Roberts i mahniti të gjithë me një vështrim të guximshëm dhe të papritur në premierën e “Gaslit” në New York, serialin televiziv ku është protagoniste dhe që tregon për skandalin e “Watergate”.

Bukuria e Julia-s ka mbetur e pacënuar me kalimin e kohës, por stili i saj ka evoluar mjaftueshëm për t’u treguar të gjithëve se si, në moshën 54-vjeçare, ajo mund të vishet (shumë mirë) me “Gucci”.

Në fakt është një përzierje mes klasikes dhe sportit. Aktorja zbulon këmbët e saj me një palë pantallona të shkurtra, duke na rikujtuar se jo më kot është votuar pesë herë gruaja më e bukur në botë nga revista “People” (më 1991, 2000, 2005, 2010 dhe 2017).

Ajo ruan ende një joshje dhe stil të pagabueshëm e të paimitueshëm. Në foto është Sean Penn dhe Julia Roberts në premierën e “Gasli”, në Muzeun Metropolitan të Artit, në New York City.

Një rikthim i madh në ekran ky për yllin e Hollywood, të cilën do ta shohim brenda fundit të vitit edhe në kinema në një komedi romantike në krah të George Clooney, “Ticket to Paradise”. Ajo ka thënë për New York Times: “Nuk aktroj prej vitesh në një komedi romantike sepse askush nuk më ka propozuar një projekt të denjë për këtë zhanër filmash”.

Komedia e fundit romantike në cilën ka qenë protagoniste, në fakt, ishte në vitin 2001, kur ka aktruar në filmin “America’s Sweethearts”. Nga ajo kohë, siç ka zbuluar vetë ajo, nuk pranuar më asnjë skenar: “Nëse do të kisha gjetur një projekt shumë të mirë, do ta kisha bërë”.