Kjo e enjte e 15 shtatorit është mjaft e veçantë për aktorin e njohur të humorit, Julian Deda.

Shkodrani feston sot ditëlindjen e tij dhe dhe përpos mesazheve që ai ka marrë nga miqtë e tij, Juli ka vendosur t’i bëjë edhe vetë vetes një urim special, ku na tregon edhe moshën.

Edhe pse ka 21 vite në skenën e humorit shqiptar, Juli mbush sot 41 vjeç.  Përmes një urimi plot humor në rrjetet e tij sociale, ai e përshkruan veten si një 20 vjeçar me 21 vite eksperiencë.

Tri janë pyetjet kryesore që kuriozojnë shqiptarët, “sa vjeç je?”, “sa e ke rrogën?” dhe “çfarë makine ke?”. Sot po zbuloj vetëm moshën, të tjerat në ditën në vazhdim. Sot jam fiks 20 vjeç me 21 vite eksperiencë. Jam shumë mirënjohës për çdo urim dhe çdo fjalë të mirë që më keni dërguar, në të tilla raste jua shpërblefsha. Jeni më të mirët!’ – shkruan Deda në rrjetet e tij sociale.