Dita e derbit të Milanos ka mbërritur, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë. Një sfidë e veçantë për dikë, që ka luajtur aq shumë të tillë; Julio Cesar, vetëm dhe rreptësisht me fanellën zikaltër. Derbi milanez ka pasur gjithmonë magjepsje të madhe për ish-portierin brazilian, i cili, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, rijetoi disa momente më të mira nga ndeshja në fjalë:

“Derbi i parë është i paharrueshëm për sa i përket ndikimit dhe atmosferës. Unë kisha fanellë të verdhë dhe çorape e pantallona të shkurtra të zeza. Ne fituam 3-2. Nëse duhet të zgjedh momentin më pikant? Penalltia e pritur ndaj Ronaldinho”.

Midis mbrojtësve të rinj ekstremë në qarkullim ka një që tërheq veçanërisht vëmendjen e Julio Cesar: bashkatdhetari Gabriel Brazão, në pronësi të Interit, që e huazoi atë tek Oviedo në Spanjë: “Ka premise të mira. Të gjithë flasin me mua shumë mirë për Filip Stankovic, të cilin fatkeqësisht nuk e pata kënaqësinë ta shihja drejtpërdrejt. Por, nëse në moshën e tij është tashmë në stol në Champions, kjo do të thotë se ka diçka të veçantë. Unë dua të evidentoj Brazão, sepse ka potencialin të bëhet portieri më i fortë në botë”.

Julio Cesar do të bëjë tifo për ekipin e Conte, sigurisht: “Herën e fundit e kam humbur sfidën e parashikimit me Kakà. Por, mbetem i sigurt kësaj radhe: do të fitojmë 2-1”.