Këngëtari i njohur Justin Bieber ka anulluar dy koncerte për shkak të sëmundjes së “Lyme” që e ka prekur. Bëhet fjalë për një infeksion lëkure që prej disa kohësh shqetëson këngëtarin. Lajmin e konfirmoi vetë Bieber në rrjetet sociale.

Sëmundja ka prekur lëkurën, funksionet celebrale, energjinë dhe shëndetin e përgjithshëm”, tha Justin Bieber, që anulloi dy koncerte në Toronto. “Nuk arrij ta besoj që po shkruaj këto fjalë, por sëmundja ime është përkeqësuar dhe duhet të anulloj turnetë pas vendimit të mjekëve”, tha këngëtari në rrjetet sociale.

Bieber tha se ka pësuar një infeksion nga “sindroma e Lyme” sëmundje që shkaktohet nga pickimi i një mushkonje, e përhapur shumë në Amerikë. Ajo është shoqëruar edhe me mononukleoza kronike. “Shumë njerëz më thonin se kisha një pamje të tmerrshme”, tha Bieber, që ka përdorur shumë metanfetamina.

Do t’i shpjegoj të gjitha në një seri dokumentarësh që do t’i publikoj së shpejti në YouTube, ku do të kuptoni atë që më ka prekur dhe që po kaloj. Kanë qenë dy vite të vështira, por tani më në fund po marr trajtimin e duhur. Do të marr një periudhë pushimi dhe do të rikthehem më në formë”, tha Justin Bieber.