Justin Bieber ka trishtuar të gjithë fansat e tij në mbarë botën. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar sërish, çka e ka bërë artistin mbarëkombëtar të anullojë të gjitha koncertet e tij të planifikuara.

Ka qenë vetë  Bieber ai që e ka dhënë lajmin e keq përmes një deklarate të publikuar në rrjete sociale.

Ai shkruan se edhe pse vendosi që pas pushimit që mori për disa muaj, pas diagonstifikimit me sindromën Ramsay-Hunt, të rikthehej sërish në skenë e të vijonte me turneun e tij, tashmë ka kuptuar që nuk mundet nmën.

“Këtë fundjavë performova në Rio dhe i dhashë gjithçka kisha njerëzve në Brazil. Pas zbritjes nga skena, rraskapitja më pushtoi dhe kuptova se prioriteti im i tanishëm është shëndeti im, kështu që për momentin do të bëj një pushim nga turneu” – shkruan Justin Bieber.