Justin Bieber është ndaluar nga Ferrari që të blejë makinat e saj për shkak të keqpërdorimit të tyre. Megjithatë, këngëtari nuk i ka dhënë shumë rëndësi këtij vendimi. Ai, në fakt, i ka vënë syrin një tjetër marke italiane.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për një mjet me katër rrota, por një motor. Vespa, marka ikonë italiane, nuk donte ta humbte rastin për të patur një artist me famë botërore për premierën e një prej produkteve të saj.

Bieber ka qenë shumë i përfshirë në zhvillimin e modelit të ri. Këngëtari   ka kontribuar në dizajnin e mjetit. Në komunikatën për shtyp të publikuar nga kompania, ai ka deklaruar se ka qenë  një  fans  prej vitesh i një motori të tillë.

“Unë e adhuroj Vespa-n dhe partneriteti me një markë kaq klasike është  një gjë shumë e madhe. Mundësia për të shprehur veten, qoftë nëpërmjet artit, muzikës, imazheve ose estetikës, mundësia  të krijosh diçka nga asgjëja, është pjesë e imja”, ka thënë Bieber duke shpjeguar bashkëpunimin e fundit.

Ai ka kujtuar edhe kohën kur i ka dhënë një motori Vespa për herë të parë: “Ka qenë diku në Europë, ndoshta në Londër ose Paris. Mbaj mend vetëm që kam parë një Vespa dhe kam thënë, ‘dua t’i jap një motori të tillë'”.

Dalja në treg e modelit të ri të Vespa-s është ekskluzive. Çmimi, në varësi të fuqisë motorike të motorit, shkon nga 5000 deri në 6500 dollarë.