Para disa javësh, ylli botëror i muzikës, Justin Bieber alarmoi të gjithë fansat e tij duke iu treguar se ishte diagnostikuar me sindromën Ramsay Hunt, duke i paralizuar gjysmën e fytyrës.

Për këtë arsye, ai u detyrua që të anulonte të gjitha koncertet e tij në New York. E megjithatë, disa ditë më parë, ai bëri me dije se do të rikthehej së shpejti në skenë.

Dhe ja ku jemi. Justin Bieber është rikthyer!  Mbrëmjen e kaluar këngëtari i njohur rinisi turneun e tij “Justice World Tour“ duke performuar në “Luça Summer Festival” në Itali.

Ai dukej në gjendje mjaft të mirë, teksa në skenë doli pa bluzë, me një palë pantallona blu, çorape të bardha e atlete Nike. Ai kishte vendosur mbi kokë një kapuç ndërsa në qafë kishte varur një varëse diamanti.

Menjëherë pas koncertit, ai publikoi në rrjete sociale disa foto ku shkruante edhe për të gjithë fansat e tij se i donte dhe i kishin munguar. “Ju dua! Më munguat!”

Justin Bieber do të vijojë tashmë sipas programit edhe me koncertet e tjera të turneut të tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)