E ka parkuar Ferrari-n e tij 458 (të blerë në 2015-ën) dhe e ka lënë të paruajtur për dy javë, madje duke harruar edhe se ku e kishte lënë.

I ka ndryshuar ngjyrën dhe më pas e ka nxjerrë në ankand. Të gjithë këto veprime që kanë zemëruar shtëpinë automobilistike të Maranello-s, që e ka futur Justin Bieber në “listën e zezë”.

Nga tani dhe në vazhdim këngëtari kanadez nuk do të mund të blejë më një makinë të Ferrari-t. Të gjithë atë që zotërojnë një Ferrari, në fakt, duhet të respektojnë një kod etik.

Mes klauzolave të përfshira në kontratën e blerjes ka një që e ndalon ndryshimin e ngjyrës së makinës. Për të mos folur për nxjerrjen në ankand: absolutisht e ndaluar.

Bieber, 28 vjrç, ka shkelur disa rregulla të marrëveshjes dhe për këtë arsye nuk do të ketë më mundësin që të blejë një makinë të markës luksoze italiane.

Ferrari nuk bën lëshime për asnjeri dhe janë kryesisht vip-at që bien në “kurthin” e rregullave. Mes yjeve që janë pjesë e “listës së zezë” të Ferrari-t, në fakt, janë edhe  50 Cent mee Tyga, boksieri Floyd Mayëeather, aktori Nicolas Cage dhe Kim Kardashian.