Kupa e Italisë (2020-2021) vazhdon me Juventus-Genoa. Pas kalimit të Milanit kundër Torinos, ekipi i Pirlos do të presë atë të Ballardini, për të provuar çerekfinalen. Në sfidën e fundit të kampionatit, bardhezinjtë mposhtën Sassuolo me vështirësi 3-1, ndërsa Genoa mundi Bologna, duke vazhduar ngritjen në renditje, pas një periudhe negative, në të cilën ligurianët “notuan” gjatë vjeshtës së shkuar.

Pirlo do ta lejojë Cristiano Ronaldon të marrë frymë, pavarësisht dëmtimit të Dybala, kështu që Kulusevski do të jetë në sulm bashkë me Morata. Në hapësirën e mesfushës ka vend për Bernardeschi dhe Portanova në krah, ndërsa Arthur dhe Rabiot do të jenë pjesët e brendshme. Mundësi për Buffon dhe në mbrojtje për të riun Dragusin. Demiral, Chiellini dhe Frabotta janë gjithashtu në mbrojtjen e “Zonjës së Vjetër”.

Ja formacionet e mundshme:
JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Demiral, Dragusin, Chiellini, Frabotta; Bernardeschi, Arthur, Rabiot, Portanova; Kulusevski, Morata.
GENOA (3-5-2): Marchetti; Bani, Goldaniga, Masiello; Ghiglione, Rovella, Radovanovic, Melegoni, Czyborra; Scamacca, Pjaca.