Real Madrid do Matthijs de Ligt.

Sipas calciomercatoneës, Los Blancos i kanë ofruar një këmbim bardhezinjve për t’i bindur që të heqin dorë nga holandezi, por kampionët e Italisë në fuqi kanë refuzuar.

Lojtari i ofruar nga spanjollët duket se ka qenë Federico Valvderde, i cili duket se nuk është shumë i kënaqur me klubin e Madridit dhe ka kërkuar të shitet.

Megjithatë, Juventus nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ylli holandez.