Modele dhe këngëtare e vlerësuar dhe e suksesshme në Argjentinë, e bukura Oriana Sabatini njihet në Itali më shumë si e fejuara e talentit amerikanojugor të Juventus-it, Paulo Dybala.

Në një lidhje në Instagram me ndjekësit e saj, partnerja e Joya-s i është përgjigjur në mënyrë të sinqertë disa pyetjeve të ndjekësve të saj.

Mes pyetjeve që i janë bërë Lady Dybala-s, ka patur edhe nga ato mbi shijet seksuale.

“A je biseksuale?”, ka pyetur një nga ndjekësit e saj. “Besoj se po”, ka qenë përgjigjja e drejtpërdrejt e Sabatini-t.

Seksi nuk është sigurisht një temë tabu për të fejuarën e talentit argjentinas që në 2018-ën ka shprehur koncepte të qarta në lidhje me këndvështrimin e saj.

Tre vite më parë, vetë Oriana Sabatini ka deklaruar në lidhje me seksualitetin e saj:

“Nuk ka asgjë më të bukur në këtë jetë se të ndihesh i lirë. Kam këtë ndjesi sepse më është transmetuar nga familja. Nuk e di nëse jam lesbike apo biseksuale, por nuk dua të kem paragjykime”.