Juventus do Theo Hernandez.

Mbrojtësi francez i krahut pëlqehet shumë nga Pirlo, i cili është i gatshëm të bëjë një sakrificë ekonomike dhe teknike, me kusht që ta ketë ish-yllin e Real Madrid në dispozicion për sezonin e ardhshëm.

Sipas calciomercatonews, Juventus ka përgatitur një ofertë të çmendur për të bindur kuqezinjtë. Bardhezinjtë, në fakt, kanë ndërmend t’i ofrojnë Djallit Alex Sandro-n, i cili vlerësohet 30 mln euro, plus një shumë parash.

Pjesa kesh do të ishte rreth 27-28 milionë euro, me totalin e ofertës që do të arrinte pothuajse 60 milionë.

Milan-i do ta linte të lirë të largohej Hernandez-in për një ofertë të çmendur, mbi 75 milionë euro. Pavarësisht premtimit për një rrogë më të lartë, Theo është i lumtur te kuqezinjtë dhe nuk do të bënte asnjë presion për t’u larguar nga milanezët.