Musa Hasahya është një fermer 67 vjeçar, i cili ka 102 fëmijë dhe 568 nipër e mbesa. Një histori sa e çuditshme aq edhe e vërtetë, teksa sipas saj që raporton media e njohur britanike, Musai i ka kërkuar 12 grave të tij të përdorin kontraceptivë, pasi ai nuk do më fëmijë. Sipas 67-vjeçarit, numri i madh i fëmijëve dhe nipërve e mbesave ka nisur të ndikojë edhe në aspektin financiar.

“Të ardhurat e mia janë zvogëluar vit pas viti për shkak të rritjes së kostove të jetesës dhe se familja ime është zmadhuar. U martova me gra njëra pas tjetrës. Si mund të kënaqet një burrë vetëm me një grua? Të gjitha bashkëshortet e mia jetojnë në të njëjtën shtëpi. Është e lehtë për mua që t’i monitoroj dhe t’i ndaloj të arratisen me të tjerë meshkuj në fshat”, tha ai.

Nga 12 gratë që ka fermeri 67 vjeçar, më e reja është Zulaika, e cila është nëna e 11 fëmijëve të 67-vjeçarit. “Nuk do të lind më fëmijë të tjerë. Kam parë situatën e keqe financiare dhe tani do të marr pilula për kontrollin e lindjeve”, u shpreh ajo. Sakaq, në artikullin e publikuar nga The Sun, mësohet se dy gra janë larguar për shkak të problemeve financiare.

Musa dhe familja e tij jetojnë në Uganda, në fshatin Lusaka, ku në fakt poligamia është e ligjshme. Por, kontraceptivët kundërshtohen sepse shihet si një lloj imoraliteti. Më i vogli i fëmijëve është 6 vjeç, ndërsa më i madhi 51 vjeç, teksa sipas asaj që raporton The Sun, 1/3 e fëmijëve të tij jetojnë me të në fshat.