Numërimi mbrapsht për fundin e merkatos në futboll ka pasur absolutisht gjithçka. Nga klubet që kanë marrë rolin e agjitatorëve, përmes futbollistëve që e kanë lënë veten të dashurohen vazhdimisht…, duke përfunduar me shumë të tjerë që kanë ende një konflikt të brendshëm për të marrë një vendim, i cili mund të shënojë gjithë karrierën e tyre.
Për këta protagonistë ka mbetur vetëm pak për të vendosur. Sepse edhe “I love you” më i sinqertë (Casemiro-Real Madrid) ka një datë skadence dhe merkatoja e verës nuk do të bënte përjashtim.
E ardhmja e disa futbollistëve është një enigmë e vështirë për t’u deshifruar në këtë moment përfundimtar të tregut të transferimeve. Një çështje që të paktën tani për tani dhe deri më 1 shtator do të vazhdojë të na japë operacione të të gjitha ngjyrave.
Kjo është lista e lojtarëve me emër, disa protagonistëve të mëdhenj që duhet të vendosin në orët e ardhshme se ku do të luajnë:
Marco Asensio, Cristiano Ronaldo, Juan Mata, Fabian Ruiz, Leandro Paredes, Hector Bellerin, Bryan Gil, Aubameyang, Marcos Alonso, Ziyech, Antony, Marcelo, Raúl de Tomás, Wesley Fofana, Memphis Depay, Jude Belingham.