Amber Heard do të duhet të paguajë Johnny Depp tetë milionë dollarë për shpifje dhe një psikologe ka thënë se gënjeshtra ka qenë një model i përjetshëm për aktoren.

Heard, që vazhdon t’i qëndrojë deklaratave të cilat gjykata i konsideroi të rreme, është akuzuar se është një narcisiste që përdor gënjeshtrën si mekanizëm mbrojtës.

Duke folur në kanalin e saj në YouTube ‘Rise Beyond Abuse’, psikologja profesioniste Angelica ka ndarë mendimet e saj për gjyqin dhe veçanërisht për tiparet e personalitetit të Heard.

“Ajo që kam parë gjatë gjithë këtij gjyqi janë simptomat e çrregullimit të personalitetit narcisist. Jam dakord me diagnozën e çrregullimit të personalitetit”, tha Angelica.

“Ajo thotë se do t’i qëndrojë dëshmisë së saj derisa të vdesë. Sigurisht, gjëja me narcisistët është se ata gënjejnë. Cila është motoja e narcisistit? Gënje derisa të vdesësh.

“Kjo ka qenë mënyra e saj e jetesës që në moshë shumë të hershme. Një nga mekanizmat e saj mbrojtës është të gënjejë. Ajo u bë ajo që është bërë për shkak të abuzimit emocional dhe fizik.”

Angelica vazhdon duke thënë se gënjeshtra është bërë e natyrshme për Heard. Ndoshta në këtë pikë ajo nuk është e vetëdijshme për këtë, ose të paktën nuk shqetësohet prej saj.

“Gënjeshtra është natyra e dytë për të, është një mënyrë jetese. I gjithë ky gjyq ka qenë një gënjeshtër e madhe nga ana e saj. Shumë prej nesh, të mbijetuarit e vërtetë të dhunës në familje pajtohen me këtë,” tha Angelica.