Artistja e dashur shqiptare, Aurela Gaçe po kalon një moment jo të mirë emocionalisht.

Një ditë më parë, ajo na tregoi se ndodhet në Florida, në Amerikë, por nuk mund të jetë këtë javë në Shqipëri sipas planeve.

Përmes një video të publikuar në rrjete sociale, Aurela tha se nuk mund të largohet nga Florida për shkak se vendi pritet që të goditet nga një uragan i fuqishëm dhe gjithçka është mbyllur. Ajo ndodhet e sigurt pranë miqve të saj.

Ndërkaq në një tjetër postim, ajo ka dhënë detaje të reja, ku shkruan se ajo dhe familja e saj janë mirë dhe është shumë e prekur nga interesimi i njerëzve kundrejt saj.

Aurela nuk ka ngurruar t’i falënderojë edhe publikisht.

Faleminderit shumë miq. Interesimi juaj për shëndetin tim e të familjes time më preku zemrën. Shumë mesazhe nga ju. Unë e familja ime jemi mirë dhe të sigurtë. Faleminderit dhe e vleresoj gjithë interesimin tuaj. Shihemi së shpejti” – shkruan Aurela jonë e dashur në postimin e shpërndarë në rrjetet e saj sociale.