Bëmë baba të të ngjaj. Dhe nëse gjaku i mirë nuk gënjen, United do të ketë në ekip, në harkun e pak viteve, një sulmues shumë të mirë.
Bëhet fjalë për Kai Rooney, djali i Wayne, që po studion si futbollist dhe si djalë imazh. Edhe pse është vetëm 12 vjeç, ai është shumë i ndjekur në rrjetet sociale dhe për të po sfidohen që tnai markat e mëdha sportive.
Siç ka bërë të ditur The Sun, Kai Rooney, nëpërmjet profilit të tij në Instagram, ka publikuar një histori. “Kthim në shkollë”. Asgjë e pazakontë për një djalosh 12 vjeç, por është ‘poza’ që nuk është e zakontë.
Djaloshti, i veshur me tuta të kombinuara me atletet, ka ndarë me 59 mijë ndjekësit e tij një fotografi ku shfaqet i veshur nga Puma, markë e njohur sportive që vesh edhe kombëtaren e Italisë.
Dhe kolosi i veshjeve sportive, duket se e ka ‘prenotuar’ djalin e ish-kapitenit e kombëtares angleze, i cili ka qenë gjithashtu protagonist i disa reklamave në kohën e tij.
Nëse një markë sportive kaq e rëndësishme ka zgjedhur t’i besojë Rooney Junior, duhet të ketë patur arsye të forta. I riu po ndjek gjurmët e babait Ëayne, legjendë e Manchester United në gjendje të shënojë 253 gola në 559 ndeshje.
Në sezonin e fundit, të luajtur me Akademinë në kategorinë Under 12, ka shënuar 56 gol. Wazza nuk ishte shumë i bindur që djali i tij ta vishte kaq shpejt fanellën e United, por djali i tij duket se i ka idetë shumë të qarta: “Kishte opsione të tjera, klube të tjerë ku mund të shkonte.
“Por ka vendosur të nënshkruajë për Manchester United, kështu që ka qenë një vendim i tij dhe jo i imi”, ka shpjeguar ish-sulmuesi. Përtej aftësisë për të ndërvepruar me ndjekësit, djaloshi duket se është shumë i aftë edhe me topin në këmbë.
Kështu që është shumë normale që tifozët të ëndërrojnë një kalim stafete nga babai te djali. Edhe nëse karriera e futbollistit nuk do të shkojë mirë, Kai ka përgatitur që tani një plan B aspak të keq për të ardhmen.