Presidenti i Santos, Andres Rueda, gjatë një takimi të “Conselho Deliberativo” të klubit, shpjegoi detajet dhe arsyet që çuan në shitjen e Kaio Jorge te Juventusi:

“Unë i bëra një propozim rinovimi janarin e kaluar që do ta përkufizoja si të domosdoshëm. i ofrova atij 20% të shitjes së ardhshme.

Unë kisha vënë 20% të vlerës së transferimit në pjatë për lojtarin, 20% për agjentët e tij dhe Santos do të mbante 60%.

Të gjitha të lidhura me një rritje të pagës dhe një klauzolë që do të kishte lejuar Santos të dëgjonte vetëm ofertat prej 15 milion eurosh e lart. Mesazhi im ishte i qartë: rinovimi do të ishte i mirë për të gjithë.

Lojtari, megjithatë, nuk pranoi, prej andej ne morëm këtë rrugë tjetër.

Duke marrë parasysh faktin se do të ikte me zero në 6 muaj, ne kishim marrë një ofertë interesante nga Benfica. Kishte mosmarrëveshje, pas negociatave të vështira ne ramë dakord për praktikisht të njëjtat kushte si Benfica.

Një vlerë fikse dhe shpërblime të arritshme, e para lidhet me kualifikimin e Juventusit në Ligën e Kampionëve. Pastaj ne mbajtëm 5% të rishitjes dhe përparësisë së ardhshme në rast të një kthimi në Brazil, qoftë në hua ose me një shitje të përhershme.

Në fund arritëm rezultatin më të mirë për të gjithë. Juventusi bëri një nënshkrim të shkëlqyer dhe Santos, i cili rrezikoi të mos fitonte para, fitoi diçka”.