I intervistuar nga faqja zyrtare e Milan-it, mbrojtësi i ri kuqezi, Pierre Kalulu, ka folur në lidhje me ndeshjet e tij të para me milanezët dhe për atë që pret nga e ardhmja.

“Jam krenar, ka qenë kontrata ime e parë si profesionist. Jam në një klub historik, jam krenar që jam këtu. Para ndeshjes në Pragë, trajneri më ka kërkuar të luaj si qendërmbrojtës dhe çdo gjë ka qenë më e lehtë më pas”.

“Ndeshja me Parma-n ka qenë një surprizë, ka ndodhur gjithçka shumë shpejt dhe besoj se kam luajtur mirë dhe e kam bindur trajnerin. Nuk kam patur kohë për ta kuptuar atë që ka ndodhur. Romagnoli më ka dhënë këshilla mbi pozicionimin, punojmë shumë mirë bashkë”.

Në lidhje me krahasimin me Desailly: “Jam i ri, nuk kam patur rastin ta shikoj të luajë në nivele të larta, por natyrisht është një emër i pabesueshëm. Ka disa ngjashmëri, por ai ishte Desailly dhe unë jam Kalulu, por e vlerësoj krahasimin”.

“Ibrahimovic? Një lojtar me karrierën e tij duhet dëgjuar gjithmonë. Provojmë të ndjekim çdo këshillë, çdo sugjerim që jep është i rëndësishëm”.