Alma Ajazi Bossuet, miss-i i parë shqiptar që do të shpallej në SHBA në vitin 1999, dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ndau shumë detaje nga jeta e saj personale, si dhe tregoi se ka nje partner fantastik Ish-miss Shqiperia u shpreh:

“Disa femra vuajnë nga sindroma e cisteve dhe kjo sjell shumë pengesa për t’u bërë nënë. Nëse nuk iu nënshtrohesh kurave është e pamundur të realizosh ëndrrën tënde.

Ka qenë një sfidë shumë e madhe dhe ndihem e bekuar. Spitali francez më shpëtoi jetën sepse kisha dy operacione, por dhe me besim në vetvete, me mbështetjen e burrit dhe familjes. Kurat hormonale janë të vështira dhe të forta dhe nëse nuk ke mbështetjen morale nuk ia del dot.

Ishte kohë e gjatë pothuajse 4 vjet, bëra kura të forta, bëra dy operacione sepse vezoret ishin përdredhur. Qëndrova 3 muaj me paterica, burri më tha të adoptojmë një vajzë në Shqipëri. Është diçka hyjnore por i thashë nuk pranoj që të jetë fati im. Ndalova kurat për një vit.

Pastaj spitali në Paris më mori përsipër dhe vazhdova sërish kurat dhe bëra inseminim. Funksionoi që herën e parë. Ka qenë arkitekti kryesor, kam një bashkëshort fantastik në çdo aspekt dhe e them shpeshherë sa herë flas me miqtë që kam fituar lotarinë. Është një partner i shkëlqyer dhe më e rëndësishmja është një baba i devotshëm“, u shpreh Alma Ajazi .