Reperi i njohur, Mozzik dhe ish-gruaja e tij, Loredana Zefi, kanë qenë ndër më të komentuarit në showbiz-in shqiptar.

Me shumë ndarje, drama dhe ribashkime, ish-çifti kanë qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes me deklaratat dhe veprimet e tyre.

Dhe së fundmi Loredana ka deklaruar publikisht një ‘fobi’ të saj, dhe ka lidhje pikërisht me martesën.

Në një video që reperja publikoi në TikTok, një ndjekës e ka pyetur nëse ajo “po mendon për martesë ose diçka të tillë.”

Dhe përgjigja e Loredanës ishte: “Unë kam fobi nga martesa vëlla.”