Ajo është pa diskutim një ikonë e vërtetë mode, një figurë shumë e njohur e showbizz dhe shumë aktive në botën e modës e muzikës, por në fund të fundit, Victoria Beckham është një mama tepër e përkushtuar…

Në intervistën e fundit dhënë për “Vogue Australia”, ish-këngëtarja e grupit të njohur Spice Girls, ka folur për herë të parë frikën se vajza e saj, Harper Beckham, mund të bie pre e bullizmit për shkak të trupit të saj.

Mes të tjerash, Victoria Beckham tha: “Harper nuk ka rrjete sociale, kështu që unë dhe David kemi ende kohë për t’u shqetësuar  për këtë pjesë.

Por duke pasur parasysh se sa mizorë mund të jenë njerëzit, kjo gjë më tremb vërtetë”, u shpreh nëna e 4 fëmijëve: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper, e cila tani është 10 vjeç.

Më frikëson shumë bota jashtë. Nuk mund të gënjej. E ka parë veten të kritikuar dhe të gjykuar për shkak të fizikut dhe jam bërë të ndihem më e pasigurt për veten dhe pamjen time”, përfundoi Victoria.